Arsenali ka pësuar humbje minimale nga Leicester City në ndeshjen e xhiros së gjashtë në Ligën Premier që u zhvillua në Emirates Stadium.
Meqenëse e ka humbur ndeshje, skuadra nikoqire është vlerësuar me notë më të ulët mesatare (6.34) sesa ajo mysafire (6.80).
Nota më e lartë në takim ka shkuar për portierin Kasper Schmeichel (7.4), kurse portieri në anën tjetër Bernd Leno (6.1) ka marrë vlerësimin më të ulët.
Granit Xhaka, i cili luajti nga minuta e parë ka marrë notën 6.5, kurse Shkodran Mustafi që u inkuadrua në gjysmën e dytë është vlerësuar me notën 6.3.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/