Telegrafi

Norvegjia ia dorëzon Ukrainës tetë tanke Leopard 2

Norvegjia i ka dorëzuar tetë tanke Leopard 2 në Ukrainë, kanë njoftuar sot forcat e armatosura norvegjeze.

Trajnimi për ushtarët ukrainas për këto tanke është duke u zhvilluar në Poloni, kanë bërë të ditur forcat norvegjeze, transmeton Telegrafi.

Norvegjia muajin e kaluar njoftoi për vendimin e saj për t’i dërguar tanket e prodhimit gjerman në Ukrainë, kurse kryeministri Jonas Gahr Store ka theksuar se “disa vende tjera aleate do të veprojnë njëjtë”.

Lexo po ashtu Ambasadori polak në Francë: Nëse Ukraina nuk është në gjendje të mbrohet, Polonia do të hyjë në luftë

Në fillim të shkurtit, qeveria norvegjeze njoftoi gjithashtu se kishte vendosur të porosiste 54 tanke gjermane Leopard 2 për të forcuar aftësitë e veta mbrojtëse, kurse ato pritet t’i merr në vitin 2026.

Kujtojmë që drita e gjelbër e dhënë nga kancelari gjerman Olaf Scholz për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, i dha shpresë Kievit se do të arrijnë të zmbrapsin rusët dhe t’i detyrojnë të largohen përfundimisht nga territori i tyre. /Telegrafi/