Matja e kohës dhe ditëve me të cilën orientohemi ne janë mrekullia vetë.
Por a e dinit se prej Maqedonie buron shkenca e matjes së kohës?
Po, është e vërtetë. Në vitin 2001 është gjetur provat se nga Koha e Bronzit (3000-1000 vite para erës sonë) se në vendin e vogël që tani quhet Kokino, është gjetur një vend i cili ka ndihmuar shkencën për të matur kohën.
Përveç vendit shumë të vjetër dhe hapësirës gjeografike të përshtatshme për matjen e kohës, në Kokino janë gjetur edhe armë parahistorike me të cilat kanë luftuar popujt që kanë gravituar në këto troje.
Kokino është observator për matjen e kohës. Pika e vëzhgimit të qiellit Kokino është vend që konsiderohet edhe nga NASA si vend shumë i përshtatshëm për matje, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në këtë vend janë gjetur edhe dy platforma, me distancë prej njëra tjetrës, dhe me lartësi prej 18 metrash. Këto dy platforma që kryesisht janë të ndërtuara nga guri, kanë shërbyer si ”shkallë” për të parë qiellin.
Nga njëri gur është e mundshme që të shihet lëvizja e dritës, më saktësisht, diellit dhe hënës.
Metoda për të regjistruar ndërrimin e stinëve është bërë me ndezjen e një zjarri të madh nga banorët e asaj kohe.
Kokino atëherë është njohur edhe si vend i shenjtë pasi është vlerësuar si vend ku njerëzit janë takuar me fuqi mbinatyrore. /Telegrafi/