Telegrafi

Nike zbulon para kohe fituesin e ‘Topit të Artë’, është Cristiano Ronaldo (Foto)

Messi dhe CR7 kanë fituar plot 10 Topa të Artë së bashku!

Kompania e veshmbathjeve, Nike ka zbuluar para kohe fituesin e ‘Topit të Artë’, për vitin 2017.

Në mesin e 30 kandidatëve për ta fituar këtë çmim, kryesori është sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo.

Portugezi mbetet favorit para rivalit të tij më të madh Lionel Messi falë trofeve të fituar me klubin Real Madrid.

E ka qenë ‘Nike’ që ka nxjerrë në shitje këpucët sportive të reja për Cristiano Ronaldon.

Në këpucë shkruhen vitet ku Ronaldo e ka fituar ‘Topin e Artë’, 2008, 2013, 2014, 2016 dhe tani në vitin 2017.

Modeli i ri i këpucëve sportive është quajtur ‘Nike Mercurial V CR7 SE2’, në pjesën e prapme ka të shkruar në gjuhën portugeze ‘Triumfi i pestë’, që i dedikohet Ronaldos.

Me triumfin e sontëm Cristiano Ronaldo pritet të barazohet me Lionel Messin me nga pesë topa të artë të fituar në karrierën e tyre.

Kujtojmë që ceremonia për ‘Topin e Artë’, do të mbahet me fillim nga ora 19:45. /Telegrafi/