Sulmuesi anësor i Athletic Bilbaos, Nico Williams i kënaqi tifozët duke vendosur të qëndrojë në klub për këtë sezon, me shumë njerëz që prisnin që ai të largohej. 22-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë euro, e cila u konsiderua e lirë pas paraqitjes së tij në Euro 2024.
Ekipi më i lidhur me Williams ishte Barcelona, por anësori dukej se i la Blaugranët në pritje, duke mos iu përgjigjur ofertës së tyre sipas raportimeve në Kataluni.
Megjithatë, sipas gazetës Marca, ai iu përgjigj tre klubeve tjera që nuk ishin Barcelona.
Informacioni i tyre është se Williams refuzoi tre skuadra që ishin të gatshme të paguanin klauzolën e tij të lirimit, pasi ai donte të qëndronte në Bilbao, megjithëse ato skuadra nuk përmenden me emra.
😱 Nico dejó escapar un tren ¡¡que le aseguraba doblar su actual sueldo!!
💰 Los clubes en cuestión tenían toda la documentación preparada para afrontar el pago de la cláusula en LaLiga
❌ Ninguno de estos equipos fue el Barça pic.twitter.com/J3l2Xg5JoV
— MARCA (@marca) September 3, 2024
Një nga skuadrat më të lidhura me Williams ishte Paris Saint-Germain, me menaxherin Luis Enrique shumë të njohur me të nga koha e tij në Spanjë.
Liverpool, Arsenal dhe Chelsea u lidhën të gjithë me Williams gjatë verës, ndërsa ai e refuzoi Aston Villën vitin e kaluar.
Ai ka tronditur disa ekipe duke iu referuar vendimit të tij për të qëndruar ‘për një vit më shumë’ .
Kampioni i Evropës ka kontratë deri në vitin 2027, por Athletic Bilbao do të përpiqet të zgjasë dhe përmirësojë marrëveshjen e tij. /Telegrafi/