Site icon Telegrafi

Nico Williams ‘i hapur’ për t’u transferuar në Ligën Premier – aktivizon katër gjigantët

Nico Williams është bërë më i hapur për një lëvizje në Ligën Premier në muajt e fundit, raporton The Athletic.

Chelsea raportohet se është ndër klubet që shfaqin interesim afatgjatë.

Anësori është admiruar edhe nga skuadrat kryesore të Anglisë, duke përfshirë Arsenalin, Liverpoolin dhe Tottenhamin.

Megjithatë, Chelsea tani po monitoron nga afër situatën teksa shqyrton opsionet e mundshme për të forcuar sulmin e tyre.

22-vjeçari fitoi famë gjatë fitores së Spanjës në Euro 2024, me tri gola në emër të tij këtë sezon.

Bilbao do ta lejonte largimin e tij, vetëm nëse një klub paguan 60 milionë euro, aq sa është klauzola e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version