M’Baye Niang pritet të largohet nga Milani.
Sulmuesi francez ishte së fundmi i huazuar në Ligën Premier tek Watford dhe tani është rikthyer tek ‘Rossonerët’.
Por e ardhmja e tij duket larg kampionatit italian Serie A.
Futbollisti anësorë është bërë objektiv i dy skuadrave të mëdha turke.
Fenerbahce dhe Istanbul Basaksehir janë të gatshme të shpenzojnë për transferimin e tij në Superligën turke.
Milani kërkon së paku 15 milionë euro që ta lë të lirë sulmuesin këmbëshpejtë.
Gjithsesi në garë për të mbeten edhe dy skuadrat franceze Olympique Marseille dhe Lyon. /Telegrafi/