Site icon Telegrafi

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Vende të ndryshme të botës panë një pamje të rrallë të Dritave Veriore apo Aurora borealis, pas një prej stuhive më të forta gjeomagnetike që ka goditur Tokën prej vitesh.

Këto ngjarje rrisin shanset që dritat të jenë të dukshme, shkruan BBC.

Bëhet e ditur se Aurora krijohet kur elektronet e erës diellore përplasen me atomet e shtresave të sipërme të atmosferës në një lartësi prej 80-150 km.

Në hemisferën veriore, shumica e këtij aktiviteti zhvillohet brenda një brezi të njohur si aurora ovale, e cila mbulon gjerësi gjeografike midis 60 dhe 75 gradë.

Lexo po ashtu Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Kur aktiviteti është i fortë, ai përhapet dhe mbulon një zonë më të madhe – kjo është arsyeja pse pamjet mund të shihen herë pas here më në jug.

Është e gjitha pjesë e aktivitetit diellor që rritet ndërsa Dielli i afrohet pikut të ciklit të tij 11-vjeçar.

Siç raportohet, hera e fundit që pati një stuhi kaq të fortë ishte në vitin 2003.

Më poshtë gjeni disa nga imazhet më të mira të  Aurorës në të gjithë botën. /Telegrafi/

Holandë

Rusi

Kaliforni

Skoci

Zvicër

Ukrainë

Uells

Exit mobile version