Galatasaray transferon lojtarë të rëndësishëm në klub për të lënë pas vetës makthin që përjetuan në edicionin 21/22.
Lojtarë të tillë si Sergio Oliveira, Leu Dubois, Haris Seferovic dhe Fredrik Mitdsjö janë transferuar tashmë në klub, por atyre u bashkohen edhe Lucas Torreira dhe Dries Mertens.
Krahas gjithë këtyre lojtarëve, thashethemet e fundit nga Spanja dhe Turqia bëjnë të ditur se Galatasaray synon edhe transferimin e Cristiano Ronaldos.
Sipas asaj që raporton gazetari Ali Naci Küçük nga Hürriyet, Galatasaray ka rënë vërtet në kontakt me Ronaldon.
“Galatasaray është një klub kaq i madh, por unë nuk do të doja të luaja për një ekip që nuk është në Ligën e Kampionëve”, u përgjigj Ronaldo.
U vu re gjithashtu se probabiliteti i transferimit të portugezit te gjiganti turk u shfaq si 84 për qind në faqet e transferimeve.
Jo vetëm kaq, Ronaldo ka pëlqyer një koment të një tifozi të Galatasaray që shkruante: “Eja në Galatasaray” në Instagram. /Telegrafi/
https://twitter.com/betwinner47_/status/1554495350479753220
Portugal superstar Cristiano Ronaldo (37) 🇵🇹 liked an Instagram comment saying ‘Come to Galatasaray 💛❤️’! 👀
Galatasaray 🇹🇷 made an offer for the legend @Cristiano from Manchester United 🏴 too.#Galatasaray #ManUtd pic.twitter.com/pzLjVDJWmL
— Turk Scout (@ScouTurk) August 6, 2022