Gara më elitare e futbollit në Evropë po hyn dalëngadalë në fund dhe sonte na presin dy duelet e para çerekfinale.
Nga ora 21:00 e mbrëmjes së sotme do të takohen njëkohësisht skuadrat e Benficës dhe Interit si dhe Manchester City dhe Bayern Munich.
Nesër në të njëjtën orë do të luhen edhe dy ndeshjet e mbetura në të cilat do të përballen Milan-Napoli dhe Real Madrid-Chelsea.
Nuk ka dyshim se na presin shumë emocione, por edhe pasiguri, të cilat anglezët u përpoqën t’i “thyenin” me ndihmën e inteligjencës artificiale.
Sipas superkompjuterit, skuadrat e Manchester Cityt dhe Real Madridit do të kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohen me njëra-tjetrën.
Ndërsa për dy duelet e mbetura, Napoli duhet të kalojë Milanin, ndërsa Benfica mund të bëjë një surprizë të vogël dhe të eliminojë Interin, pas së cilës këto dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën në betejën për në finale.
Deri më tani, inteligjenca artificiale ka qenë në gjendje të hamendësojë rezultatet e ndeshjeve të panumërta.
Nëse parashikimet e saj do të jenë të vërteta tani mbetet për t’u parë. /Telegrafi/