Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një artikull ku shkruan për dhjetë debutimet më interesante që duhet shikuar këtë fundjavë në ligat kryesore evropiane.
Në ditët e fundit të afatit kalimtar të transferimeve kanë ndodhur disa marrëveshje të mëdha dhe interesante, por pushimi ndërkombëtar ka bërë që një numër i madh i tyre të presin që të debutojnë për klubet e tyre të reja.
Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann dhe lojtarë të tjerë të profilit të lartë përfunduan lëvizje dramatike dhe rikthimi i futbollit vendas këtë fundjavë që vjen do t’i shohë ata më në fund të bëjnë debutimin në klubet e tyre të reja – dhe në disa raste në ish-klubet e tyre.
Griezmann kthehet në shtëpi
Një nga lëvizjet më të mëdha ishte rikthimi i Griezmann në Atletico Madrid, pas një efekti domino me katër drejtime që përfshiu Chelsean, Atleticon, Barcelonën dhe Sevillan. 30-vjeçari është gati të japë gjithçka pasi Los Rojiblancos përballen me Espanyol në orën 14:00 të dielën.
Camavinga del në skenë
Real Madrid ishte i etur për të nënshkruar me një francez gjatë verës dhe Eduardo Camavinga mbërriti për të zbutur goditjen e humbur të Kylian Mbappe. Pasi u prezantua të mërkurën, ai mund të debutojë të dielën mbrëma kundër Celta Vigo në 21:00.
Cristiano Ronaldo është kthyer te Djajtë e Kuq
Cristiano Ronaldo është rikthyer në Ligën Premier dhe ai do të veshë edhe një herë numrin 7 te Manchester United. Me Unitedin që luan me Neëcastle të shtunën në orën 16:00, tifozët në Angli mezi presin ta shohin portugezin.
Lucas Perez mund të shënoj në Getafe
Perez u largua nga Alaves për të nënshkruar për Elchen dhe mund të debutojë në Getafe të hënën në orën 20:00. Ky nuk është debutimi i vetëm në Elche për të cilin duhet të shikoni, pasi, pas përfundimit të kontratës së tij me Romën, Javier Pastore është gati të luajë për klubin spanjoll.
Saul me ngjyrën blu
Saul Niguez është një tjetër lojtar që është transferuar në Ligën Premier, këtë herë te Chelsea. Ai do të duhet të luftojë me N’Golo Kante, Jorginho dhe Mateo Kovacic në mesfushë për të marr minuta, por mund të debutojë kundër Aston Villa në ora 18:30 të shtunën.
Bellerin te Betisi
Hector Bellerin është ndoshta më i ngazëllyer për të debutuar se kushdo këtë fundjavë, por ai do të duhet të presë deri në orën 22:00 të së hënës kur Real Betis përballet me Granadën.
Ilaix largohet nga La Masia
Saga e kontratës së Ilais Moriba u zvarrit dhe vazhdoi këtë verë para se të largohej përfundimisht për tek RB Leipzig. Tani, ai mund të debutojë kundër Bayern Munich në 18:30 të dielën.
Cucurella në Brighton
Një tjetër eksport spanjoll në Angli, Marc Cucurella mund të fillojë jetën me Brighton së bashku me bashkatdhetarin Robert Sanchez në udhëtim te Brentford të shtunën nga ora 16:00.
Pablo Sarabia në Portugali
Duke lënë Paris Saint-Germain, Pablo Sarabia zgjodhi të bashkohej me Sporting CP. Ata presin Porton të shtunën në ora 21:30 në një takim të madh këtë fundjavë.
Mustafi, numër 13 i Levantes
Numri 13 është i pa fat për disa, por shpresojmë që jo edhe në Levante. Numri 13 i tyre i ri Shkodran Mustafi mund të bëjë debutimin e tij për skuadrën spanjolle kundër Rayo Vallecano në ora 18:30 të shtunën.
/Telegrafi/