Neymar thuhet se i gatshëm të përfshihet personalisht në negociatat e për të siguruar disa transferime të mëdha në këtë afat kalimtar te Santosi.
Gjatë ditës së djeshme (e martë), presidenti i Santosit, Marcelo Teixeira ka konfirmuar rikthimin e Neymarit në klubin e fëmijërisë.
Megjithatë, ish-ylli i Barcelonës nuk dëshiron të jetë i vetëm në betejën për ta rikthyer Santosin në nivele të larta, pasi synon të përforcohet me emra të mëdhenj.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Neymar po shtyn që Santos të ndërtojë një skuadër të fortë dhe ka sugjeruar disa emra të mëdhenj për t’iu bashkuar këtë dimër.
Neymar dëshiron që klubi të nënshkruajë me emra si Paul Pogba, Marcelo, Thiago Silva, Sergio Ramos, Paulo Henrique Ganso, Leandro Paredes dhe Arthur Melo.
🇧🇷 Pogba, Ramos… las peticiones de ‘Ney’ para reforzar el Santos
✍️ @javii_roca https://t.co/FekxP38AcC
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) January 29, 2025
Ylli brazilian thuhet se është i gatshëm të përfshihet personalisht në negociata me disa nga ta.
Ai synon t’i bindë këta lojtarë të bashkohen me Santos dhe të ndihmojnë në krijimin e një ekipi konkurrues për trofe. /Telegrafi/