Paris Saint-Germain do të përballet me një panoramë shumë të ndryshme sezonin e ardhshëm nga ajo e viteve të fundit: të luajë pa Kylian Mbappe.
Vendimi i Mbappes për t’u larguar nga klubi do të çojë në një ristrukturim më të thellë sesa thjesht zëvendësimi i një lojtari me një tjetër.
Klubi parisien do të tentojë të nënshkruajë me disa lojtarë që do ta përforcojnë skuadrën në mënyrë më globale, pra nuk do të kufizohet vetëm në forcimin e zonës së sulmit për të kompensuar mungesën e Mbappes.
Sipas RMC Sport, PSG do të nënshkruajë me një sulmues në afatin e ardhshëm, ndoshta dy, por ata do të shkojnë më tej dhe do të forcojnë edhe mesfushën dhe mbrojtjen.
🐢🤔¿Y ahora qué?
🧐 Los cracks en los que fija ahora su objetivo el PSG tras Mbappé
— MARCA (@marca) February 16, 2024
PSG kishte qenë pesimist për një kohë të gjatë dhe tashmë po punonte për një skenar pa Mbappn. Thjesht ishte pritja që ai të komunikonte vendimin e tij: ose të njoftojë se po largohet ose të pranojë ofertën e rinovimit.
Klubi tani mendon se ky largim është pjesë e politikës së re të klubit për t’i dhënë përparësi ekipit mbi yjet.
Në çdo rast, largimi i Kylian lë një boshllëk për të mbushur. Në Paris ata besojnë në lojtarë si Warren Zaire-Emery për të mbushur boshllëkun e lojtarit të fortë vendor, dhe në një masë më të vogël Bradley Barcola.
Tashmë është menduar edhe për rikthimin e Xavi Simons, i cili luan me RB Leipzig.
Përforcime në sulm
Sipas L’Equipe, përtej rikthimit të mundshëm të Simons, që nga sot, sulmuesi më i mirë në agjendën e PSG-së është Victor Osimhen, i cili ka kontratë me Napolin deri në vitin 2026 .
Megjithatë, francezët do të përballen me Aurelio De Laurentiis, presidentin e klubit italian, me të cilin negociatat janë gjithmonë të komplikuara dhe me konkurrencë nga disa skuadra të Ligës Premier që janë gjithashtu të interesuara për sulmuesin.
Përveç nigerianit, të cilin Luis Campos tashmë e solli në Lille, ata kanë në mendje edhe emrin e Mohamed Salah nga Liverpooli dhe atë të Rafael Leaos nga Milani.
Në këtë ide për të përforcuar më shumë linja përveç sulmit, një nga dëshirat e kahershme të PSG-së është Bernardo Silva, i cili zgjati marrëdhënien e tij me Manchester Cityn deri në vitin 2026 verën e kaluar.
Sipas L’Equipe, Joshua Kimmich mund të jetë një tjetër opsion. Në fakt, PSG tashmë e konsideroi këtë mundësi në afatin kalimtar të dimrit.
Një tjetër nga ata që përmenden në gazetën franceze është Gavi, mesfushor i Barcelonës, i cili njihet dhe pëlqehet shumë nga trajneri Luis Enrique.
Sa i përket mbrojtjes, Leny Yoro, një qendërmbrojtës 18-vjeçar nga Lille, është një nga lojtarët që mund të përforcojë mbrojtjen e PSG-së.
Mbrojtësi vlerësohet në rreth 60 milionë euro dhe për shërbimet e tij ka konkurrencë të madhe. /Telegrafi/