Telegrafi

Nga Messi te Ronaldo, Neymar dhe Ronaldinho – Koleksioni i fanellave të Spalletit është tjetër nivel

Luciano Spalletti është njëri nga koleksionuesit më të çmendur të fanellave në botë, pasi pjesë e këtij koleksioni janë një numër i madh fanellash, nga lojtarët më të mirë në botë ndër vite.  

Italiani ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në futboll, duke gëzuar një karrierë të mirë si futbollist profesionist, ku luajti në ligat e Italisë për një numër klubesh duke përfshirë Entella, Spezia dhe Empoli.

Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 1993 dhe u kthye menjëherë në menaxhim.

Spalletti ka vazhduar të jetë trajner i një numri skuadrash kryesore të Italisë, duke përfshirë Romën dhe Interin, ndërsa ka drejtuar gjithashtu Udinesen, Sampdorian dhe Zenit St Petersburg.

Spalletti momentalisht është trajner i Napolit

Tani 63 vjeçar, ai aktualisht është trajner i Napolit. Ai e udhëhoqi klubin italian drejt përfundimit në vendin e tretë dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.

Spalletti ka menaxhuar shumë lojtarë të klasit botëror, ndërsa është përballur me shumë të tjerë.

Trajneri i Napolit është një koleksionist i mprehtë i fanellave të futbollit dhe tani ai ka treguar koleksionin e tij të jashtëzakonshëm në një intervistë me mediumin DAZN.

 

Koleksioni i tij mund të jetë i pamposhtur, pasi Spalletti duket një koleksionues i çmendur me një numër të madh fanellash, por edhe të lojtarëve me emra të mëdhenj dhe kjo është ëndrra e çdo koleksionisti të fanellave.

Bluzat e veshura nga Wayne Rooney, Ronaldo, Didier Drogba, Leite Kaka, Zlatan Ibrahimovic, John Terry, Neymar dhe Ronaldinho janë të gjitha në dollapin e tij.

Koleksioni i fanellave të Spallettit

Ai gjithashtu ka bluza të veshura nga tre nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Diego Maradona.

Ai gjithashtu ka një numër të madh të fanellave të veshura nga Francesco Totti.

/Telegrafi/