Telegrafi

Nga Mane te Salah, Lukaku dhe Son – Top 15 lojtarët më të zhvlerësuar në sezonin 2022/23

Sezoni ka ardhur në fund dhe është koha për të rishikuar lojtarët që kanë parë rënien më të madhe të vlerës së tyre në treg në përqindje.

Gazeta Marca me anë të faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt ka publikuar një listë me 15 lojtarët që vlera e tyre është zhvlerësuar më së shumti në sezonin e fundi.

I pari në listë është sulmuesi i Bayern Munich, Sadio Mane, i cili ka parë një zhvlerësim të çmimit prej 64.3 për qind apo plot 45 milionë euro.

Pas tij vjen Wilfried Ndidi me -58.3 për qind apo 35 milionë euro dhe Paul Pogba me një zhvlerësim çmimi prej 33 milionësh apo 68.8 për qind.

Në listën me 15 lojtarë gjenden edhe yje tjerë si Mohamed Salah, Romelu Lukaku, Heung-min Son, Andy Robertson dhe Federico Chiesa.

Më poshtë mund ta shikoni listën me 15 lojtarët më të zhvlerësuar në sezonin 2022/23:

15.Caglar Soyuncu (Leicester City): -25 milionë (-62.5%)

Vlera aktuale: 15 milionë euro

14.Carlos Soler (PSG): -25 milionë (-50%)

Vlera aktuale: 25 milionë euro

13.Arnaut Danjuma (Villarreal): -25 milionë (-50%)

Vlera aktuale: 25 milionë euro

12.Patrik Schick (Bayer Leverkusen): -25 milionë (-50%)

Vlera aktuale: 25 milionë euro

11.Ansu Fati (Barcelona): -25 milionë (-41.7%)

Vlera aktuale: 35 milionë euro

10.Federico Chiesa (Juventus): -25 milionë (-38.5%)

Vlera aktuale: 40 milionë euro

9.Andrew Robertson (Liverpool): -25 milionë (-38.5%)

Vlera aktuale: 40 milionë euro

8.Heung-Min Son (Tottenham): -25 milionë (-33-3%)

Vlera aktuale: 50 milionë euro

7.Mohamed Salah (Liverpool): -25 milionë (-27.8%)

Vlera aktuale: 65 milionë euro

6.Youri Tielemans (Aston Villa): -30 milionë (-54.5%)

Vlera aktuale: 25 milionë euro

5.Romelu Lukaku (Chelsea): -30 milionë (-42.9%)

Vlera aktuale: 40 milionë euro

4.Jadon Sancho (Manchester United): -30 milionë (-40%)

Vlera aktuale: 45 milionë euro

3.Paul Pogba (Juventus): -33 milionë (-68.8%)

Vlera aktuale: 15 milionë euro

2.Wilfred Ndidi (Leicester City): -35 milionë (-58.3%)

Vlera aktuale: 25 milionë euro

1.Sadio Mane (Bayern Munich): -45 milionë (-64.3%)

Vlera aktuale: 25 milionë euro

/Telegrafi/