Si çdo vit tjetër në futboll, edhe viti 2023 la shenjë në historinë e këtij sporti. Teksa kemi hyrë në vitin 2024, në vitin që lamë pas tifozët e futbollit përjetuan momente brilante, dramatike dhe ngjarje të papritura.
Këto janë disa nga ngjarjet që karakterizuan vitin 2023 dhe që me gjasë do të mbahen mend për shumë kohë nga tifozët e futbollit.
Kalimi i Cristiano Ronaldos në Arabi tek Al-Nassr
Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht kaloi në Arabinë Saudite tek Al-Nassr në vitin 2022. Transferimi i tij në Arabninë Saudite ishte njëri nga lajmet që pushtoi botën e futbollit këtë vit, duke marrë parasysh statusin e tij si një nga futbollistët më të mirë në histori.
Barcelona dhe skandali me gjyqtarët (çështja Negreira)
Në vitin 2023 Barcelona u përball me akuza për korrupsion. Disa kompani të ndryshme të lidhura me Jose Maria Enriquez Negreira dyshohej se kishin pranuar pagesa në shumë rreth tetë milionë euro nga gjiganti katalan për të marrë favore gjatë ndeshjeve në kampionat.
Skandali i zbritjes së pikëve të Juventusit
Autoritetet italiane vendosën që Juventusit t’i hiqen 15 pikë për shkak të dyshimit se ata ishin përfshirë në mashtrime financiare.
Ky vendim i zbritjes së pikëve në janar u hodh poshtë kur ata apeluan vendimin në prill dhe iu rikthyen 15 pikët e hequra.
Sidoqoftë, Gjykata Federale e Apelit e dënoi edhe njëherë tjetër me pikë Juventusin, kësaj radhe duke i hequr 10 pikë teksa kishin mbetur dy ndeshje deri në përfundim të sezonit. Ky dënim i dha fund shpresave të tyre për kualifikim në Ligën e Kampionëve 2023/2024.
Eleminimi i Barcelonës nga Liga e Evropës
Barcelona u eleminua nga Liga e Kampionëve 2022/2023, teksa kishin mbetur dy ndeshje nga përfundimi i fazës së grupeve. Vendi i tretë në grup u garantoi atyre një vend në play-offin e Ligës së Evropës. Por, edhe play-offi i Ligës së Evropës, nuk i trajtoi mirë blaugranasit.
Ekipi katalan pësoi humbje me rezultat 2-1 në “Old Trafford” në Manchester United, duke humbur me rezultat të përgjithshëm 4-3 dhe duke u eleminuar nga Liga e Evropës. Për herë të parë që nga sezoni 1998/1999, ekipi i Xavit u eleminua nga garat evropiane, para se të mbërrijnë në mesin e 16 më të mirave.
Fitorja me rezultat 7-0 e Liverpoolit në derbin ndaj Manchester United
Rekorde u thyen kur Liverpooli e ‘shkatërroi’ Manchester Unitedin me rezultat 7-0 në një nga përballjet më interesante të vitit. United pësoi humbjen e tyre më të rëndë në një ndeshje zyrtare që pothuajse 90 vite dhe atë përballë rivalit të tyre të përjetshëm.
“Djajtë e Kuq” pësuan me këtë rezultat vetëm tri herët më parë dhe humbja e fundit datonte në vitin 1931 ndaj Ëolves. Ndërkohë, për Liverpoolin ishte fitorja më e thellë në histori të kësaj përballje.
Drama e titullit në xhiron e fundit nga Bayern Munich dhe Dortmund
Borussia Dortmund kishte një kampanjë të “çmendur” në sezonin 2022/2023. Në sezonin e tij të parë, trajneri Edin Terzic ishte gati që ta fitonte titullin e Bundesligas.
Humbja ndaj Mainzit në ndeshjen e fundit të sezonit dhe fitorja e Bayernit në anën tjetër ndaj Kolnit, bëri që bavarezët të sigurojnë titullin kampion.
Ky do të ishte titulli i parë i Bundesligas pas 11 viteve, por ata nuk ishin në gjendje të shkruanin historinë dhe luajtën baras 2-2 në shtëpi.
Kalimi i Lionel Messit tek Inter Miami
Vera e vitit 2023 në Amerikë do të hyjë në librin e historisë si iti kur Lionel Messi iu bashkua Inter Miamit. Gjashtë muaj pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, fituesi i Topit të Artë vendosi që ta vesh fanellën e famshme rozë të Inter Miamit.
Pas skadimit të kontratës me PSG-në, tetë herë fituesi i Topit të Artë vendosi të nis një fazë të re në karrierë, larg nga futbolli evropian.
Eksodi i largimit të lojtarëve nga Evropa në drejtim të Arabisë Saudite
Liga Saudite “shkundi” tregun e transferimeve kur arritën transferimin e Cristiano Ronaldos. Transferimi i portugezit në afatin kalimtar të janarit, bëri që shumë futbollistë të ndjekin hapat e tij.
Emra të njohur si Fabinho, Mane, Mahrez, Malcolm, Neves dhe shumë të tjërë, i dhanë fund karrierës në Evropë për të lëvizur në Lindjen e Mesme.
Skandali i basteve në Itali
Italia ka një histori të keqe sa i përket bastvënieve në futboll. Calciopoli pati një ndikim masiv në futbollin italian. Çështja e fundit kur përfshiu mbi 40 lojtarë italian në bastvënie të paligjshme, tronditi botën e futbollit.
Lojtarë si Sandro Tonali, Nicolo Zaniolo, Nicolo Fagioli e shumë të tjerë, që ishin përfshirë në baste, tani po e vuajnë dënimin.
/Telegrafi/