Jemi dy javë nga fundi i tregut të transferimeve.
Shumë tifozë janë ende duke pritur që klubet e tyre të preferuara të bëjnë goditje të forta në këtë afat kalimtar të janarit.
Shumica e klubeve të mëdha kanë qenë të heshtura, por ato pritet të shpërthejnë në javën e fundit, transmeton Telegrafi.
Dje (e martë) ndodhën më shumë transferime se zakonisht, por shumica nga ato ishin mesatare, ndërsa më poshtë keni ato më të rëndësishmet:
Tom Carroll u transferua nga Tottenhami te Swansea
Martin Olsson kaloi te Swansea nga Norwich City
Joe Riley u huazua te Sheffield Unitedi nga Man Utd
Morgan Sanson kaloi te Marseille nga Montpellier për nëntë milionë euro
Malaga nënshkroi me Martín Demichelis pasi argjentinasi u lirua nga Espanyoli.
Lucas Piazon ka vazhduar huazimin te Fulhami nga Chelsea
Enis Alushi është larguar nga Nurnberg për ta vazhduar karrierën në Izrael te Maccabi Haifa.
/Telegrafi/