Roma ka arritur ta shesë për një shifër rekord portierin brazilian Alisson Becker.
Braziliani iu bashkua Liverpoolit për një shifër rreth 75 milionë euro duke u bërë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Tani Roma ka mbetur pa portier të parë dhe është hedhur në sulm për ta gjetur zëvendësimin e brazilianit.
Objektivi kryesor i Romës sipas medieve italiane mbetet portieri francez Alphonse Areola.
Por Giallorosët mund të befasojnë duke transferuar portierin e Milanit Giggio Donnarumma.
Milan ka nevojë për para dhe Roma po mendon të dërgojë një ofertë rreth 35 milionë euro për reprezentuesin italian.
Objektiv i Romës mbetet edhe portieri suedez Robin Olsen që pati paraqitje fantastike në Kampionatin Botëror.
Tjetër alternativë është edhe holandezi i Barcelonës, Jasper Cillessen që ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar nga Camp Nou.
Ndërkohë së fundmi Roma është futur në garë edhe për anëtarin e PSV Eindhoven, Jeroen Zoet.
Giallorosët çështjen e portierit pritet ta mbyllin brenda 72 orëve të ardhshme. /Telegrafi/