Telegrafi

Nga Cillesen te Pickford, gjashtë alternativat e Unitedit për De Gean

Manchester United mund të kthehet te Sergio Romero ose Dean Henderson nëse David De Gea largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Djajtë e Kuq tashmë kanë nisur që të kërkojnë një portier të ri dhe mediat kanë zbuluar disa prej emrave të njohur.

Ole Gunnar Solskjaerit thuhet se i pëlqen holandezi i Barcelonës, Jasper Cillessen dhe sllovaku i Atletico Madridit, Jan Oblak – por ata duhet të ndajnë para të majme pasi lojtarët kanë nënshkruar kontrata të reja me skuadrat e tyre.

Jasper Cillessen (Foto by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Spanjolli duket se do të largohet nga Old Trafford këtë verë pasi refuzojë ofertën përfundimtare të klubit.

United nuk është i gatshëm të përmbushë kërkesat e pagës javore prej 350 mijë eurosh të 28-vjeçarit, por Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë këtë pagë.

Lexo po ashtu PSG me ofertë të majme për De Gean

Gjithashtu në listën e norvegjezit janë edhe Dean Henderson (Sheffield United), Jordan Pickford (Everton) dhe Andre Onana (Ajax)

Ndryshe, De Gea në 47 ndeshjet në të gjitha garat e këtij sezoni ka pranuar 63 gola, bëri 146 pritje të suksesshme dhe në dhjetë ndeshje nuk ka pësuar gol. /Telegrafi/