Daichi Kamada është njëri nga mesfushorët ofensivë më të mirë në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Mesfushori japonez po kalon vitin e tij të gjashtë te Eintracht Frankfurt, skuadër ku është që nga vera e vitit 2017.
26-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer ku në 31 ndeshje zyrtare ka realizuar 13 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
Kamada është futur në vitin e fundit të kontratës me Frankfurtin dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdoj atë, pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierën e tij.
Gara për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit japonez është e madhe, pasi top klubet evropiane janë vënë pas tij.
Barcelona, Manchester United, Liverpool, Newcastle, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Milan dhe Inter janë vënë pas japonezit.
Kicker ka raportuar se agjentët e lojtarit kanë zhvilluar takime me klube të ndryshme dhe po shqyrtojnë ofertën më të mirë.
Largimi i tij nga Frankfurt është mëse i sigurt, por mbetet të shihet se cila skuadër do t’i fitoj shërbimet e Kamadas. /Telegrafi/