Telegrafi

Neymar po largohet për 222 milionë euro, Barcelona me paratë e tij kërkon dy super transferime – Shtatë emra për dy pozita (Foto)

Çfarë mund të blesh me 222 milionë euro? Nëse kjo pyetje tani i bëhet Barcelonë, kryesia e këtij klubit ka filluar t’i qartësojë mendimet.  

Neymar është drejt PSG dhe sipas shkrimeve të fundit vetëm disa ditë e ndajnë nga skuadra e re,

Barcelona aktualisht është e detyruar që menjëherë t’i gjejë një parter sulmi Messit dhe Suarezit.

Mundo Deportivo shkruan që klubi vetëm i ka ndarë objektivat për të cilët do të punohet, ku fillimisht kërkohej zëvendësuesi i Neymar, por do ta kërkojnë edhe një mesfushor.

Lexo po ashtu Neymar niset për Katar për të përfunduar testet mjekësore me PSG-në (Foto)

Mesfushorin Barcelona janë duke e kërkuar tash e disa muaj, por ende nuk kanë arritur ta sigurojnë ndonjë edhe pse me Marco Verrattin kishte shumë bisedime.

PSG mund të pranojë që për ulje çmimi të fut në marrëveshje ndonjë lojtarë dhe Barcelona mund të mendojë për ndonjërin nga yjet. /Telegrafi/

 7.Julian Draxler

6.Marco Verratti

5.Eden Hazard

4.Kylian Mbappe

3.Antoine Griezmann

2.Ousmane Dembele

1.Paulo Dybala