Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është gati për shpenzimeve masive gjatë afatit kalimtar të verës.
Florentino është në dijeni se skuadra ka nevojë që të ripërtërihet dhe po përgatitet për transferime rekorde.
Sportmediaset raporton se i pari i madrilenëve është i gatshëm të shpenzojë 400 milionë euro për të rindërtuar skuadrën e tyre.
Dy yjet e PSG-së, Neymar dhe Kylian Mbappe janë në listën e blerjeve të Perezit së bashku me futbollistin e Chelseat, Eden Hazard.
Dhe si alternativa, në listën e blerjeve janë edhe Harry Kane (Tottenham), Matthijs de Ligt (Ajax Amsterdam) dhe Paulo Dybala (Juventus).
Theksojmë se kampionët evropian dhe botëror do të shesin disa prej lojtarëve që kanë filluar të moshohen.
Ndryshe, Real aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle, La Liga. /Telegrafi/