Telegrafi

Neville zbulon tri transferimet e “ëndrrave” për Unitedin: Duhet bazë e fortë e ekipit sikurse City e Liverpooli

Legjenda angleze, Gary Neville ka zbuluar tre transferimet për të cilat ëndërron t’i shoh te Manchester Unitedi.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer mendohet se është i interesuar për James Maddison dhe Jadon Sancho, por Neville ka ide të tjera pasi kërkon që Unitedi të gjejë bazën e ekipit.

Legjenda e Unitedit është i dëshpëruar që klubi i tij i zemrës të transferoj tre lojtar të mëdhenj në Old Trafford si Raphael Varane, N’Golo Kante dhe Kylian Mbappe në një përpjekje për t’u rikthyer në krye.

Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon renditjen përfundimtare të çdo klubi në Ligën Premier

“Manchester United, në një farë mënyre, duhet të gjejë bazën [shtyllën kurrizore]”, ka thënë fillimisht Neville për Sky Sports.

“Shikoni Liverpoolin. Fabinho, Alisson, Virgil van Dijk, Roberto Firmino … lojtarë të pabesueshëm, njëjtë me bazën e Manchester Cityt”.

“Gjëja ime për momentin është se si do të rekrutoj Manchester Unitedi, në 12-18 muajt e ardhshëm, një bazë që do të ndihmojë lojtarët më të rinj të United?”.

“Vite më parë, shtylla e ekipit të Unitedit ishin lojtarë si Steve Bruce, Gary Pallister, Peter Schmeichel, Roy Keane, Andy Cole, Eric Cantona”.

“Baza e asaj skuadre është e jashtëzakonshme. Problemi me ekipin e United tani, nuk janë lojtarët më të rinj në fushë”.

Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon shanset e çdo klubi për ta fituar Ligën e Evropës - Nga Ajaxi, te Unitedi dhe Interi  

“Nëse Manchester Unitedi merr tre lojtarët e duhur në mesin e skuadrës aktuale, ata nuk do të jenë larg. Mund të bëhet”, përfundoi ai.

Kur u pyet në Twitter se kush do të ishin transferimet e përsosura për ndëritimin e Unitedit, Neville u përgjigj: “Varane, Kante dhe Mbappe”. /Telegrafi/