Gary Neville dhe Roy Keane kanë zgjedhur ekipin e tyre të të gjitha kohërave në Ligën Premier, duke mos u lejuar të zgjedhin asnjë lojtar të Manchester Unitedit, ndërsa Jamie Carragher ka zgjedhur ekipin pa përfshirë lojtarë të Liverpoolit.
Neville u ul me kolegët e tjerë të Sky Sports, Keane dhe Carragher për emisionin The Overlap Live javën e kaluar dhe iu prezantua një detyrë interesante.
Ish-mbrojtësit të Unitedit nuk u lejua të zgjidhte ndonjë nga ish-shokët e tij të skuadrës apo yjet aktualë të Unitedit për të zgjedhur ekipin më të mirë në histori të Ligës Premier.
Mbrojtja e Neville përfshin dy lojtarë që janë ende aktivë si Cesar Azpilicueta dhe Virgil van Dijk ndërsa portieri Alisson është numri një në formacion.
Steven Gerrard është partner i Patrick Vieiras në mesfushë, ndërsa në sulm ai zgjodhi emra si Thierry Henry, David Silva, Mohamed Salah dhe Alan Shearer.
Edhe Keane, i mohuar nga zgjedhja e lojtarëve të Unitedit, bëri zgjedhje thuajse të njëjta me ish-bashkëlojtarin e tij.
Megjithatë, përveç Gerrard, Vieira, Henry, Salah dhe Shearea, irlandezi zgjodhi edhe Frank Lampard, Ashley Cole, Tony Adams, Petr Cech dhe Vincent Kompany.
Carraghet në anën tjetër, i privuar nga mos-zgjedhja e lojtarëve të Liverpoolit, zgjodhi disa nga yjet e rivalëve të Djajvë të Kuq.
Ish-mbrojtësi i Reds, i bëri vend në formacion Nevillet, Keanet, Denis Irwin, Peter Schmeichel dhe Cristiano Ronaldos.
Kush mendoni se zgjodhi ekipin më të mirë?
Na tregoni në hapësirën për komente. /Telegrafi/