Telegrafi

Neves preferon Barcelonën para Unitedit e Arsenalit

Ylli i Wolves, Ruben Neves, e ka bërë kalimin te Barcelona si prioritetin e tij kryesor për verën, sipas Sport.

Lojtari duket se do të kërkojë një largim nga ‘Ujqit’ këtë verë, pavarësisht se ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij.

Manchester United dhe Arsenali janë pas tij, por Camp Nou është destinacioni i tij i preferuar, edhe pse ata do të duhet të paguajnë rreth 100 milionë ero për nënshkrimin e tij.

Lexo po ashtu Dy formacionet se si mund të rreshtohet Arsenali me tri transferime të reja

Wolves e di se nuk mund ta mbajnë lojtarin dhe janë të gatshëm ta shesin atë në këtë afat kalimtar veror.

Por, ata nuk do të heqin dorë nga shuma e kërkuar, derisa janë të gatshëm edhe të shkëmbejnë lojtarë me secilën skuadër.

Barcelona e kërkon me ngulm Nevesin, por edhe Unitedi e Arsenali nuk qëndrojnë larg. /Telegrafi/