Ruben Neves ka vendosur të largohet nga Wolverhampton në verën e këtij viti.
Mesfushori portugez është pjesë e skaudrës angleze që gjashtë vite dhe ka vendosur të bëj hapin e madh në karrierën e tij.
25-vjeçari ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha që po planifikojnë një sulm final në afatin kalimtar veror për transferimin e tij.
The Sun ka raportuar se tre klubet e mëdha angleze Liverpool, Manchester United dhe Newcastle United duan ta mbajnë portugezin në Ligën Premier.
Nga ana tjetër Barcelona e ka projektuar transferimin e tij në La Liga, edhe pse gjiganti katalunas nuk është gati t’i përmbush kërkesat e Wolves prej 40 milionë euro.
Kontrata e Neves me Wolverhampton Wanderers skadon nv verën e vitit 2024 dhe lojtari i ka bërë të qartë klubit se nuk do të rinovojë.
Klubet e lartpërmendura angleze janë të gatshme t’i përmbushin kërkesat financiare si të Wolves ashtu edhe të lojtarit dhe e ardhmja e Neves pritet të mbetet në Angli. /Telegrafi/