Interi po e kërkon me ngulm transferimin e Ivan Rakiticit nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori kroat nuk po ka minutazhë të mjaftueshme te skuadra katalunase, andaj është i gatshëm që të largohet në dimër.
Por, Nerazzurët janë duke shikuar edhe alternativa të tjera, nëse nuk arrin t’i marrë shërbimet e reprezentuesit të Kroacisë.
Interi po tenton që të transferojë mesfushorin e Udineses, Rodrigo de Paul, që po tregon formë të lartë në këtë edicion.
Në listën e Antonio Contes është edhe mesfushori i Atalantas, Dejan Kulusevski, por që De Paul është më favoritë që të luajë në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/