Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka bërë të qartë se e dëshiron ose Alvaro Moratan ose Anthony Martialin në rast se largohet Gonzalo Higuain.
Pipita është lidhur me një largim nga Bianconerët këtë verë, por kampioni italian pret oferta mbi 63 milionë euro.
Sipas Gazzetta dello Sport, argjentinasi dëshiron një skuadër e cila do t’i shërbejë kryesisht atij, njësoj sikur kur luante te Napoli.
Qasja e Allegrit ndaj lojës së Higuain është ndryshe duke bërë që sulmuesi të përfshihet edhe në ndërtimin e aksioneve dhe në fazën e mbrojtjes.
Ndërkaq, 30-vjeçari dëshiron që të luajë vetëm në pozitën e ‘numrit 9’ dhe të jetë qendërsulmuesi i vetëm.
Në rast të largimit të tij, Juve do të kërkojë shërbimet e Martialit nga Manchester Unitedi dhe Moratas nga Chelsea.
Të dy sulmuesit nuk janë kryesorë në pozitat e tyre në klubet respektive, prandaj opsioni i largimit është i hapur. /Telegrafi/