Site icon Telegrafi

Nëse dështon transferimi i Wernerit, Klopp e dëshiron Dembelen

Liverpooli është duke insistuar në transferimin e Timo Werner nga Rasenball Sport Leipzig në këtë afat kalimtar veror.

The Reds ka kohë që janë vënë pas sulmuesit gjerman, derisa me të përfunduar ky edicion do të tentojnë të marrin atë në Anfield.

Por, sipas asaj që raporton Mirorr, Liverpooli mund të humbë transferimin e Werner, pasi rivalizohen edhe nga Real Madridi.

Në rast se gjashtë herë kampioni evropian nuk e transferon gjermanin, atëherë do të shkojnë për Ousmane Dembelen.

Sulmuesi francez nuk pëlqehet nga Barcelona, derisa këta të fundit janë të gatshëm të shesin atë.

Liverpooli mund të transferojë fituesin e Kupës së Botës për shumën e 60 milionë eurove, derisa është i lënduar, mirëpo do të jetë i gatshëm për edicionin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version