Telegrafi

Nëse Chelsea nuk e pranon Kovacicin, Reali është gati të fusë Asension në marrëveshje për Hazardin

Ylli i Chelseat, Eden Hazard thuhet se ka rënë dakord me kushtet personale me Real Madridin dhe drejtuesit e Los Blancos duan ta fusin Marco Asension si pjesë e marrëveshjes për transferimin e belgut.  

Sipas mediumit Onda Madrid, Reali tani ka një marrëveshje të plotë me Hazardin për një transferim gjatë verës.

Megjithatë, Madridi ende duhet të pajtohet me Chelsean, të cilët kërkojnë së paku 170 milionë funte apo rreth 200 milionë euro për lojtarin e tyre kryesor.

Lexo po ashtu Real Madridi po shtyn shumë për të nënshkruar me Hazardin në janar

Fituesit në fuçi të Ligës së Kampionëve nuk duan të paguajnë atë shumë dhe tani po shohin mundësi të tjera për të ulur çmimin.

Hazard pëlqehet shumë nga Florentino Perez (Getty Images)

Florentino Perez dhe drejtuesit tjerë të klubit janë të gatshëm të lejojnë Mateo Kovacicin të qëndrojë në Stamford Bridge si pjesë e marrëveshjes së transferimit.

Asensio mund të ofrohet nga Reali si pjesë e marrëveshjes

Por në qoftë se kjo do të dështonte atëherë Presidenti i Mbretërve ka edhe ‘planin B’ në mendje.

Lexo po ashtu Reali është i gatshëm për shkëmbimin Bale-Hazard

Marco Asensio, i cili ka luftuar për të mbajtur një vend titullari në Bernabeu, mund të përdoret si një hap i madh drejt ndonjë marrëveshje që e sheh Hazardin me fanellën e bardhë.

Vera e vitit 2019 pritet të jetë e nxehtë për yllin belg, ashtu edhe për Mbretërit të cilët pritet të bëjnë revolucion në skuadër. /Telegrafi/