Ylli i Chelseat, Eden Hazard thuhet se ka rënë dakord me kushtet personale me Real Madridin dhe drejtuesit e Los Blancos duan ta fusin Marco Asension si pjesë e marrëveshjes për transferimin e belgut.
Sipas mediumit Onda Madrid, Reali tani ka një marrëveshje të plotë me Hazardin për një transferim gjatë verës.
Megjithatë, Madridi ende duhet të pajtohet me Chelsean, të cilët kërkojnë së paku 170 milionë funte apo rreth 200 milionë euro për lojtarin e tyre kryesor.
Fituesit në fuçi të Ligës së Kampionëve nuk duan të paguajnë atë shumë dhe tani po shohin mundësi të tjera për të ulur çmimin.
Florentino Perez dhe drejtuesit tjerë të klubit janë të gatshëm të lejojnë Mateo Kovacicin të qëndrojë në Stamford Bridge si pjesë e marrëveshjes së transferimit.
Por në qoftë se kjo do të dështonte atëherë Presidenti i Mbretërve ka edhe ‘planin B’ në mendje.
Marco Asensio, i cili ka luftuar për të mbajtur një vend titullari në Bernabeu, mund të përdoret si një hap i madh drejt ndonjë marrëveshje që e sheh Hazardin me fanellën e bardhë.
Vera e vitit 2019 pritet të jetë e nxehtë për yllin belg, ashtu edhe për Mbretërit të cilët pritet të bëjnë revolucion në skuadër. /Telegrafi/