Adrien Rabiot pas shumë muajsh spekulimesh duke se ka vendosur që të nënshkruajë me Juventusin, si transferim i lirë.
Zonja e Vjetër ndër vite ka bërë mjaft ku ka marr lojtar të lirë, pa paguar tarifë për transferimin.
Mesfushori Adrien Rabiot sezonin e shkuar luajti vetëm 20 ndeshje në të gjitha garat, pasi refuzonte ta vazhdonte kontratën me PSG-më dhe që prej 11 dhjetorit, kur luajti ndaj Cervena Zvedas, ai nuk u pa në fushë.
Sipas raporteve fundit, që vijnë nga çdo medium i madh në botë, Rabiot do të udhëtojë nga Parisi për në Torino, pasi ai thuhet se ka rënë dakord për t’u bashkuar me Juventusin.
https://twitter.com/Ww_transfers/status/949288872755724288?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E949288872755724288&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Ftransfers-adrien-rabiot-set-to-juventus-incredible-list-of-free-transfers-20190618
Më parë këtë vit Zonja e Vjetër e konfirmoi një tjetër mesfushor që vjen falas, si Aaron Ramsey.
Që nga viti 2009, Zonja e Vjetër ka nënshkruar falas me lojtarë si Fabio Cannavaro, Andrea Pirlo, Paul Pogba, Kingsley Coman, Sami Khedira dhe Dani Alves.
Ai që bëri më së miri ishte Andrea Pirlo me të cilin Juventusi e filloi ciklin e fitoreve, duke fituar katër tituj kampioni me të në formacion.
Pastaj Pogba, një lojtar që pas disa vitesh u shit për 100 milionë euro.
Coman edhe pse luajti vetëm 15 ndeshje ai u shit për 30 milionë euro në Bayern Munich.
Pastaj u bashkua mesfushori i Real Madridit, Samih Khedira.
Dani Alves mund të ketë qëndruar vetëm për një sezon në Itali, por gjatë kohës së tij ai ishte i shkëlqyeshëm për Juventusin. Emre Can vjet u bashkua nga Liverpooli.
Do të jetë interesante të shohim se si Rabiot dhe Ramsey do të futen në ekipin e Maurizio Sarrit në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/