Virgil Van Dijk është futur në vitin e tij të shtatë si futbollist i Liverpoolit dhe ky vit mund të jetë i fundit për të.
Qendërmbrojtësi holandez është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka një marrëveshje për rinovimin e saj.
Kapiteni i The Reds mund të vendos të largohet në verë si lojtar i lirë nga Anfield dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në elitën e futbollit italian Serie A.
Dy skuadrat e mëdha italiane, Inter dhe Juventus janë duke e përcjell situatën e holandezit dhe duan ta kenë në radhët e veta.
Për lojtarin ka pasur interesim edhe nga klubet arabe, megjithatë ai synon që të mbetet në futbollin evropian.
33-vjeçari po kalon formë të lartë, megjithatë ai deri më tani nuk ka gjetur marrëveshje me drejtuesit e klubit për një kontratë të re. /Telegrafi/