Telegrafi

Në rritje interesimi i klubeve të mëdha për sensacionin Karamoko Dembele

Karamoko Dembele (Foto: Mark Runnacles/Getty Images/Guliver)

Borussia Dortmundi i është bashkuar Arsenalit në garën për talentin e Celticut, Karamoko Dembele.

Sun Sport ka raportuar se Unai Emery e dëshiron 16-vjeçarin, i cili tashmë e ka bërë paraqitjen për ekipin e parë të klubit skocez.

Lexo po ashtu Mbajeni mend këtë emër: Dembele debuton për Celticun si 13-vjeçar (Video)

Në ndërkohë, interesimi për të po shtohet, derisa Paris Saint-Germaini, Juventusi dhe disa klube tjera të Ligës Premier kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Karamoko Dembele (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Bild bën të ditur se klubi gjerman, Borussia Dortmund, ka nisur t’i bëjë planet për transferimin e talentit, të cilit i ka bërë ftesë edhe Skocia edhe Anglia.

Kujtojmë që Karamoko u bë i njohur në vitin 2016 kur luajti për ekipin U-20 të Celticut, ndërsa ishte vetëm 13 vjeçar. /Telegrafi/