Site icon Telegrafi

Në pritje të largimit të lojtarit tjetër nga Roma

Sulmuesi gjerman, Mario Gomez, dëshiron të largohet nga Besiktasi, ndërsa klubi turk si zëvendësim ideal e konsideron sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.

Futbollisti boshnjak nuk i ka plotësuar pritshmëritë në Serie A në sezonin që shkoi, ashtu që kryesia e klubit kryeqytetas mendon ta shesë.

Mësoni të rejat për TRANSFERIMET

Nga Giallorossët sapo është larguar një boshnjak – Miralem Pjanic, i cili u transferua te Juventusi, ndërsa tani pritet të largohet edhe një tjetër.

Mediat në Turqi bëjnë të ditur se përfaqësuesit e Dzekos do të takohen me drejtorin e Besiktasit për të diskutuar rreth transferimit.

Për sulmuesin kanë shprehur interesim edhe Galatasaray dhe Milani. /Telegrafi/

Exit mobile version