Telegrafi

“Ne nuk po e konsiderojmë rikthimin e Messit” – Laporta zhgënjen tifozët e Barcelonës

Barcelona nuk ka asnjë interes për të ri-nënshkruar me Lionel Messin pasi e la të largohej në Paris Saint-Germain verën e kaluar mes vështirësive financiare.

Presidenti i klubit, Joan Laporta tha se ai nuk është në komunikim të drejtpërdrejtë me lojtarin dhe nuk e sheh sulmuesin e PSG-së si një opsion për Blaugranët.

Messi ishte lidhur me një rikthim në Camp Nou në mediat spanjolle pasi PSG u eliminua nga Liga e Kampionëve në fillim të këtij muaji, por Laporta i ka mohuar ata zëra.

Lexo po ashtu Messi lë të kuptohet se do të pensionohet nga Argjentina pas Kupës së Botës

“Nuk kam marrë asnjë mesazh nga Messi apo kampi i tij për mundësinë e kthimit në Barcelonë”, deklaroi ai në RAC1 . “Nga sot nuk do ta ngremë këtë çështje”.

“Unë nuk kam më një komunikim të rrjedhshëm me Messin si përpara se të largohej. Largimi i tij pothuajse më bëri të ndihesha më keq për arsye personale dhe familjare sesa thjesht sportive”.

“Ne nuk po e konsiderojmë (kthimin e Messit). Ne po ndërtojmë një ekip të ri, me një përzierje lojtarësh të rinj dhe përvojë – simbioza po funksionon. Por, Leo është Leo dhe ai do të jetë gjithmonë një fitues”.

Lexo po ashtu L’Equipe publikon listën e lojtarëve më të paguar në Ligue 1 – e gjitha përbehet prej anëtarëve të PSG-së

“Për mua sigurisht që nuk ishte e lehtë (për të të largohej), por siç ndodhi, mendova për klubin [financat], nuk mund ta rrezikoja më shumë. Mendoj se bëmë atë që duhej të bënim”, ka shtuar mëtej Laporta.

Messi nuk ka marrë të njëjtin respekt universal në PSG si ai në Barcelonë, me goditjet e fundit në Parc des Princes, dhe kjo ka çuar në raportime se atij i mungon shtëpia e tij e vjetër në Camp Nou.

Barcelona fillimisht u duk e humbur pa të, por kohët e fundit ka ndryshuar nën drejtimin e Xavit, ndërsa duket se ka krijuar një të ardhme më të qëndrueshme financiare. /Telegrafi/