Legjenda argjentinase, Lionel Messi ka thyer ‘konfuzionin’ që ka sjellë në futboll stili i trajnerit Pep Guardiolas, duke folur në një intervistë të jashtëzakonshme.
Messi aktualisht është me Argjentinën për mbrojtjen e titullit të tyre në Copa America, dhe e kanë nisur mirë atë
Fituesit e Kupës së Botës 2022 e nisën fushatën e tyre me një fitore 2-0 ndaj Kanadasë.
Përpara ndeshjes së dytë të Argjentinës në grup kundër Kilit të mërkurën, Messi dha një intervistë zbuluese për stilin e futbollit të Guardiolës.
Sigurisht, Messi dhe Guardiola gëzonin një marrëdhënie legjendare lojtar-trajner pasi patën një sukses të jashtëzakonshëm te Barcelona, nga titujt e La Ligës te lavdia e Ligës së Kampionëve.
Ideologjitë e trajnerit të Manchester Cityt janë marrë nga trajnerë të tjerë, të cilët i kanë zbatuar ato në ekipet e tyre, me Mikel Arteta që ka adoptuar një stil të ngjashëm në Arsenal.
Ndihmësit e Guardiolës si Enzo Maresca dhe Vincent Kompany kanë përfituar gjithashtu nga trajneri katlaunas pasi kanë bërë mrekulli në Champioshi[ dhe që atëherë kanë gjetur punë në Chelsea dhe Bayern Munich respektivisht.
Por Messi ka shpjeguar ‘konfuzionin’ rreth stilit të Guardiolës.
“Epoka e Guardiolës ka shkaktuar pak konfuzion. Të gjithë duan të luajnë kështu tani”, ka shpjeguar fillimisht Messi.
“Ata u thonë gjashtë/shtatëvjeçarëve të luajnë me dy prekje, shpejt. Në atë moshë, ajo që ndodhi me mua duhet të ndodhë me këta fëmijë… nuk duhet t’ua heqim spontanitetin”.
Por, tetë herë fituesi i Topit të Artë ‘mësoi shumë’ nga Guardiola, i cili i mësoi argjentinasit për taktikat, hapësirat dhe posedimin e topit.
“Nuk i kam kushtuar shumë rëndësi taktikave dhe me Guardiolën mendoj se kam mësuar shumë. Ishte Guardiola ai që më mësoi shumë për taktikat, hapësirat, posedimin e topit”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/