Telegrafi

Në katër vite, katër finalet e Ligës së Kampionëve me rezultate që pak kush mund t’i ketë parashikuar

Liga e Kampionëve është trofeu që çdo futbollistë që luan në Evropë synon t’i vë duart në të, mirëpo vetëm disa prej tyre e kanë fatin.

Ndër veti, shumë futbollistë e kanë fituar trofeun e lakmuar, mirëpo ka edhe prej atyre legjendave që e kanë mbyllur karrierën pa e gëzuar këtë sukses.

Siç tha edhe Pep Guardiola kur e fitoi të shtunën e javës që lamë pas Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn: “Ky trofe është i vështirë për t’u fituar”, i jep kuptim edhe katër rezultateve të finaleve të fundit.

Lexo po ashtu Pep Guardiola me kërkesë interesante për UEFA-n dhe FIFA-n pas fitimit të Ligës së Kampionëve

Bayern Munich e kishte mposhtur Paris Saint-Germainin me rezultat minimal 1-0, ndërsa shumëkush mund të kishte parashikuar se do të ketë më shumë gola.

Po me të njëjtën rezultat përfunduan edhe finalet: Chelsea 1-0 Manchester City, Real Madrid 1-0 Livepool dhe kjo e këtij viti mes Manchester Cityt dhe Interit (1-0).

Është një statistikë befasuese për këto katër finale, që tifozët me gjasë kanë pritur me gjasë më shumë gola. /Telegrafi/