Pas ndarjes së Topit të Artë në Paris të hënën, mediat po shkruajnë për orën që e mbante mbajtur Robert Lewandowski.
Çmimi për golashënuesin më të mirë shkoi për të dytin vit radhazi për polakun i cili ishte i pranishëm në mbrëmjen gala në Paris.
Mediat spanjolle janë marr me pamjen e tij gjatë ceremonisë, por me fokus të veçantë tek ora e dorës. Bëhet fjalë për një orë Casio, me vlerë pak më shumë se 40 euro.
Gratulacje Robert! 🇵🇱 pic.twitter.com/wH5LyBdcpF
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 17, 2022
Me këtë zgjedhje ai ka gëzuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilët po flasin për modestinë e tij.
Dihet që shumë futbollistë dhe sportistë në përgjithësi kanë ora që vlejnë mijëra euro, si Cristiano Ronaldo dhe Conor Mc Gregor.
Një të tillë e kishte edhe Rafael Nadal kur e fitoi Australian Open.
Shkruhej se marka e tij e preferuar e orëve është Richard Mille, dhe se modeli i tij RM 27-04 Tourbillon, i bërë enkas për tenistin spanjoll, peshon vetëm 30 gram dhe është praktikisht i pathyeshëm, kushton pak më shumë se një milion euro. /Telegrafi/