Juventusi, Interi dhe Milani janë futur në luftë për t’i siguruar shërbimet e portierit të Real Madridit, Keylor Navas.
Portieri është i lidhur me një largim pasi që klubi mbretëror është duke menduar ta ofrojë njërin mes David De Gea ose Thibaut Courtois.
Edhe klubet e Ligës Premier, Manchester City dhe Manchester United, po ashtu e pëlqejnë portieri nga Kosta Rika.
Tri klubet italiane thuhet se e kanë përcjellë edhe nga afër portierin.
Interi mund ta shoh si zëvendësim për Samir Handanovicin i cili kërkon largimin për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Po ashtu Milani ndjehet i kërcënuar nga ofertat e shumta për Gigi Donnarumman, ndërsa Juventusi kërkon një zëvendësues të denjë për Gianluigi Buffon, që mund të pensionohet pas një viti. /Telegrafi/