Gjigantët evropianë të Interit dhe ekipi i vogël spanjoll Gramenet janë në mesin e skuadrave që Lionel Messi nuk ka arritur të shënojë kundër tyre gjatë karrierës së tij të ndritshme.
Messi shënoi në fitoren 3-1 të Barcelonës në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve ndaj Napolit të shtunën.
Ai shënoi një gol spektakolar duke depërtuar në stilin e tij dhe ndihmoi Barcelonën të kalonte në raundin tjetër të garës.
33-vjeçari ka shënuar të gjitha llojet e golave për Barcelonën dhe Argjentinën, por nëntë skuadra kanë nderin që janë përballur me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë dhe ai nuk ka shënuar kundër tyre.
Messi ka shënuar 634 gola për klubin e tij në ndeshje kundër 78 skuadrave, duke shënuar kundër 69 prej tyre.
Skuadra më e madhe që ai nuk e ka shënuar kundër tyre është ekipi italian Interi, i cili e ka mbajtur Messin pa i shënuar gol në katër ndeshje.
Tre herë në sezonin 2009/10 të Ligës së Kampionëve kur Interi e fitoi garën, ndërsa rasti i katërt ishte tetori i vitit të kaluar në grupe.
Ekipet e tjera që kanë mohuar golin nga Messi janë Rubin Kazan, Benfica, Udinese, Al Saad, Xerez, Cadiz, Murcia dhe Gramenet.
Nëntë skuadrat që Messi nuk ka shënuar kundër tyre:
Inter (Itali)
Rubin Kazan (Rusi)
Xerez (Spanjë)
Benfica (Portugali)
Udinese (Itali)
Murcia (Spanjë)
Cadiz (Spanjë)
Al Sadd (Katar)
Gramenet (Spanjë)
/Telegrafi/