Telegrafi

Mourinho: Joao Mario te Unitedi? Pse jo, më pëlqen shumë

Joao Mario (Getty Images)

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka lavdëruar mesfushorin në pronësi të Interit, Joao Mario, dhe është përgjigjur “pse jo”, kur u pyet për një lëvizje të tij në Old Trafford.

Mesfushori portugez është në huazim të thjeshtë në West Ham United, por nuk ka asnjë klauzolë blerjeje në marrëveshjen e tij.

Nuk është ende e qartë nëse anglezët do të nënshkruajnë me atë plotësisht, por Joao Mario pëlqehet shumë nga Mourinho, i cili ka folur fjalë të mira për të.

Lexo po ashtu Unitedi rikthen interesimin për Kroos

“Dua që ai të qëndrojë në Angli, do të ishte më mirë për të”, ka thënë fillimisht Mourinho për mediumin portugez Record.

Joao Mario është nën pronësi të Interit (Getty Images)

“Ai ka filluar një proces të mirë dhe do të ishte mirë për ta përfunduar atë. Është një proces përmes të cilit ai mund të vendosë veten në futbollin anglez”.

“Qëndrimi në Ligën Premier do të ishte mirë për rritjen e tij”.

Lexo po ashtu Mourinho: Ronaldo e ka derën e mbyllur për tu larguar nga Reali

“Joao Mario në United? Pse jo! West Ham është një klub historik, i rëndësishëm që dëshiron të rritet. Joao duhej të përshtatet”.

“Ai është dikush që mendon dhe vepron shpejt, ai po rikuperon intensitetin dhe agresivitetin, më pëlqen më shumë në çdo ndeshje”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/