Site icon Telegrafi

Mourinho i gatshëm të shes Pogban për të financuar transferimet e reja

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është i gatshëm të fitojë para nga shitja e Paul Pogbas për të financuar transferime të lojtarëve që i mendon të nevojshëm.

Mourinho dhe drejtuesit e Djajve të Kuq janë të etur të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre, pasi kanë dështuar në këtë sezon.

Portugezi ka përpiluar një listë të lojtarëve që dëshiron t’i transferojë në Old Trafford, por edhe disa nga ta që do t’i largojë nga skuadra.

Lexo po ashtu Man Utd përgatit ofertë rreth 298 milionë euro plus Pogban për Neymarin

Sipas mediumit anglez The Mirror, Mourinho ka humbur durimin me francezin Pogba dhe madje disa yje të Unitedit janë të zhgënjyer që mesfushori i blerë rreth 125 milionë euro fokusohet më shumë në imazhin e tij se në futboll.

Mourinho është lodhur nga Pogba (Getty Images)

Unitedi ende ka një bazë të lojtarëve të ‘vjetër’ si Michael Carrick, Ashley Young, Chris Smalling dhe Phil Jones të cilët luajtën të gjithë nën drejtimin Sir Alex Ferguson.

Dhe Pogbas besohet se i është thënë nga këta lojtarë që të frenojë aktivitetin e tij në mediat sociale dhe të përqendrohet në dhënien e paraqitjeve të nivelit të lartë që ata e dinë se është i aftë.

Lexo po ashtu Mourinho përgatit revolucion te Unitedi, gjashtë largime - tri afrime

Mourinho është i qartë se ai duhet të fitojë të paktën një trofe të madh në sezonin e ardhshëm – dhe ai po synon katër yje të botës për të katapultuar Unitedin përsëri në mesin e elitës së Evropës – me Pogban si karrem.

Dyshja e lartë në listën e tij e transferimeve janë yjet e Real Madridit, Raphael Varane dhe Toni Kroos pasi Mourinho duket të importojë cilësinë në mbrojtje dhe në mesfushë. Në listë janë edhe Marco Verratti, Alex Sandro dhe Marquinhos. /Telegrafi/

Exit mobile version