Telegrafi

Moratti: Më vjen keq që Balotelli trajtohet në këtë mënyrë

Giorgio Chiellini dhe Mario Balotelli (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se ndjen keqardhje që një “djalë i mirë’ si Mario Balotelli ka trajtimin e zakonshëm.

Këto deklarata kanë ardhur, pasi mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e kishte kritikuar sulmuesin e Brescias në librin e tij.

Kapiteni i Zonjës së Vjetër ka thënë se është ‘lënë në baltë’ nga dy lojtarë, Balotelli te kombëtarja e Italisë dhe Felipe Melo te Juve.

Giorgio Chiellini dhe Mario Balotelli (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Dy lojtarët e përmendur kishin reaguar menjëherë duke iu kundërpërgjigjur mbrojtësit veteran, ndërsa SuperMarios tash i ka dalë në mbrojtje edhe ish-shefi i tij.

Lexo po ashtu "Balotelli nuk kishte respekt, e meritonte të goditej me shuplakë" - Chiellini zbulon detaje befasuese rreth Super Marios

“U pikëllova, sepse më ka pëlqyer Chiellini dhe e di se është një djalë inteligjent dhe i mirë. Por, nuk e prisja shfryrjen e tij”.

“Më vjen keq për një djalë të mirë si Balotelli, i cili gjithmonë trajtohet në këtë mënyrë”, ka deklaruar Moratti për Domenica Sportiva në Rai 2. /Telegrafi/