Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se ndjen keqardhje që një “djalë i mirë’ si Mario Balotelli ka trajtimin e zakonshëm.
Këto deklarata kanë ardhur, pasi mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e kishte kritikuar sulmuesin e Brescias në librin e tij.
Kapiteni i Zonjës së Vjetër ka thënë se është ‘lënë në baltë’ nga dy lojtarë, Balotelli te kombëtarja e Italisë dhe Felipe Melo te Juve.
Dy lojtarët e përmendur kishin reaguar menjëherë duke iu kundërpërgjigjur mbrojtësit veteran, ndërsa SuperMarios tash i ka dalë në mbrojtje edhe ish-shefi i tij.
“U pikëllova, sepse më ka pëlqyer Chiellini dhe e di se është një djalë inteligjent dhe i mirë. Por, nuk e prisja shfryrjen e tij”.
“Më vjen keq për një djalë të mirë si Balotelli, i cili gjithmonë trajtohet në këtë mënyrë”, ka deklaruar Moratti për Domenica Sportiva në Rai 2. /Telegrafi/