Site icon Telegrafi

Moratti: Messi ose Dybala nëse Lautaro largohet

Massimo Moratti do të merrte Lionel Messin ose Paulo Dybala për Lautaro Martinez, i cili flitet se mund të largohet nga Interi këtë verë.  

Moratti ka bërë një fushatë të gjatë për ardhjen e Messit në Inter, nëse ai largohet ndonjëherë nga Barcelona.

Ish-presidenti legjendar i Interit ka përsërit këtë qëndrim edhe 10 vjet pasi që Nerazzurrët fituan tripletën e parë historike të tyre të vitit 2010.

Lexo po ashtu Moratti nuk tërhiqet nga deklarata për Messin: Zhang e ka menduar, kontrata e argjentinasit mbyllet në 2021

Në mungesë të kësaj, 74-vjeçari rekomandoi edhe një tjetër yll argjentinas, Dybalan, i cili do ta pasonte në mënyrë të përkryer Lautaron.

“Nëse Messi arrin, shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Moratti për Gazzetta dello Sport.

Lexo po ashtu Moratti: Kalimi i Messit te Interi nuk është i pamundur, mund të shfrytëzohet Lautaro

“Dhe nëse Leo është i pamundur, unë do të doja Dybalan në vend të ‘El Toro’”, përfundoi biznesmeni italian.

Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë për një marrëveshje të Lautaros me Barcelonën, ndërsa këta të fundit kanë bërë edhe disa oferta për Interin. /Telegrafi/

Exit mobile version