Site icon Telegrafi

Monza po ‘peshkon’ te Juventusi, PSG dhe Arsenali

Mbrojtësi i Arsenalit, Pablo Mari dhe mesfushori i Juventusit, Nicolo Rovella janë në listën e synimeve të transferimeve të Monzas, sipas raportimeve në Itali.

Skuadra e sapo promovuar ka qenë e zënë në tregun e transferimeve, përpara sezonit të tyre të parë në Serie A.

Deri më tani ata kanë nënshkruar me 10 lojtarë dhe janë lidhur me sulmues si ai i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Calciomercato.com raporton se Mari dhe Rovella janë gjithashtu objektiva pasi Monza kërkon të ndërtojë një skuadër të re.

Mari iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2013 dhe u kontraktua me klubin e Ligës Premier për tre sezone pa bërë asnjë paraqitje të vetme në ekipin e parë.

Lexo po ashtu Monza “për titull”: Berlusconi e Galliani nuk e njohin të pamundurën

Në atë kohë ai u huazua te Girona, NAC Breda dhe Deportivo La Coruna përpara se të largohej te Flamengo dhe më pas t’i bashkohej Arsenalit në vitin 2020. Ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Udinese.

Rovella nuk ka bërë ende një paraqitje për Juventusin, por i kaloi dy sezonet e fundit me Genoan, duke luajtur 33 herë në total. /Telegrafi/

Exit mobile version