Aurelin Tchouameni vazhdon të mbetet njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.
Mesfushori i talentuar francez ka shkëlqyer me Monacon viteve të fundit dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.
Real Madrid, Chelsea, Manchester United, Juventus, Bayern Munich, Manchester City e Arsenal janë ekipet që duan shërbimet e tij.
Monaco është gati ta shes yllin e saj dhe tanimë i ka vendosur çmimin.
Në fakt sipas asaj që ka raportuar Marca, klubi francez i ka shokuar ekipet e interesuara me çmimin që i kanë vendosur Tchouamenit.
Klubi nga principata franceze kërkon hiq më pak se 80 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin defensivë.
22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje me Monacon, ku ka shënuar edhe dy gola e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/