Site icon Telegrafi

Momenti kur Kiara e puthi Luizin pas pajtimit

(Foto: Screenshot/BBVA)

Fansat e shumtë të çiftit brenda ‘Big Brother VIP Albania 2’, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, janë ndier të lehtësuar, pasi ata kanë vendosur t’i rregullojnë marrëdhëniet.

Për tri ditë, moderatorja dhe këngëtari kanë pasur raporte të krisura, ndërsa e gjitha kishte nisur nga një lojë brenda shtëpisë.

Derisa Luizi ishte përpjekur vazhdimisht që t’i rregullonte gjërat me Kiarën, kjo e fundit ka refuzuar me arsyetimin se ai nuk e kishte kuptuar gabimin dhe nuk po kërkonte falje si duhej.

Protagonisti i edicionit të dytë të BBVA gjatë ditës së enjte është shfaqur shumë i mërzitur dhe nuk ka dashur të bëjë asgjë pa i rregulluar gjërat me partneren e tij.

Lexo po ashtu Luizi i pikëlluar: Nuk jam mirë shpirtërisht

Dhe kjo ka ndodhur pasi ata kanë biseduar vetëm duke reflektuar mbi atë që ka ndodhur dhe janë marrë vesh për tejkalimin e problemeve.

Lexo po ashtu Fansat mund të qetësohen më në fund, përqafohen Kiara dhe Luizi

Fillimisht ishin përqafuar, ndërsa dikur më vonë ka pasur edhe puthja e çiftit të popullarizuar të ‘Big Brother VIP Albania 2’. /Telegrafi/

Exit mobile version