Telegrafi

Moise Kean drejt Milanit, Alvaro Morata kthehet te Juventusi?

Sky Sport Italia shkruan se futbollisti spanjoll Alvaro Morata do të kthehet në Juventus nëse Moise Kean largohet nga klubi.

Juventusi po përgatitet për ditët e fundit të afatit kalimtar të verës dhe në qendër të vëmendjes është rikthimi i mundshëm i sulmuesit spanjoll, Morata.

Morata më parë ka luajtur për Zonjën e Vjetër, thuhet se do të kthehet në klub nëse Kean shkon te Milani, pasi dy palët janë të interesuar.

Kuqezinjtë duan të huazojnë Keanin, por me opsion blerje, ndërsa në mendjen e drejtuesve të Juventusit prioritet është shitja, por janë gati edhe për një huazim me detyrim blerje.

Po ashtu edhe Fulham është gjithashtu i interesuar për Kean, i cili më parë ka luajtur në Ligën Premier te Everton.

Lexo po ashtu “Faleminderit, por nuk kam nevojë për paratë tuaja”, ylli i Juventusit refuzoi milionat saudite

Në anën tjetër, Atletico Madridi kërkon rreth 20 milionë euro për Moratan. /Telegrafi/